Një person i arrestuar dhe tre të tjerë në arrati për vrasjen e trefishtë në Gjilan, policia jep detaje të reja

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Sipas raportit 24 orësh, vdekja e një nga personat është konstatuar në vendngjarje, ndersa dy të tjerët në spitalin e Gjilanit pasi nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë plagëve të marra, shkruan Reporteri.net.
Policia ka arrestuar një person, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.
Njoftimi:
VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE
Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.