Një person nga Shtipi “fluturonte” me shpejtësi 252 km/h në autostradën “Miqësia”, arrestohet nga policia

Është privuar nga liria një shofer nga Shtipi, i cili drejtonte mjetin me 252 km në orë në një vend ku lejohet 120 km në orë.
Më 22.08.2025, në orën 18:35, në autostradën “Miqësia”, afër fshatit Miletkovë, në rajonin e Gjevgjelisë, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli privuan nga liria G.J. (36) nga Shtipi. Gjatë një kontrolli rrugor, policët konstatuan se G.J. drejtonte një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 252 kilometrash në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km në orë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të ngrihet kallëzim i duhur penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.