Një sulm ajror izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm goditi Spitalin Al Ahli në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën shtatë persona. Izraeli po intensifikon ofensivën e tij ndërsa vdekjet nga uria rriten, 11 vetëm në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza po rritet dhe presioni për të evakuuar me forcë palestinezët në zonat e përqendrimit në Rripin jugor.

Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur në Tel Aviv për grevën e përgjithshme mbarëkombëtare të thirrur nga Forumi i Familjeve të Pengjeve për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe një marrëveshje për kthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi. Forumi pret që një milion njerëz të mblidhen në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv gjatë gjithë ditës.