Agjencia për Pagesa njofton bujqit se afati për dorëzimin e kërkesave për pagesa direkte nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025 është zgjatur deri më 15 gusht 2025.
U bëhet thirrje të gjitha fermave bujqësore që ende nuk kanë aplikuar, të shfrytëzojnë këtë mundësi për të dorëzuar aplikimet e tyre brenda këtij afati të ri të zgjatur.