Më 18 gusht 2025, rreth orës 17:10, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, pas hyrjes për në fshatin Botun, ka ndodhur një aksident trafiku që përfshiu katër automjete: një “Volkswagen Passat” me targa të Prilepit, i drejtuar nga V.D.D.F. (50) nga Holanda; një automjet transportues “Man” me rimorkio “Krone” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.R. (25) nga Studeniçan; një “Mitsubishi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.Ç. (74) nga Shkupi; dhe një “Renault” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.T. (48) nga Leskoeci.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi Z.Ç. dhe bashkudhëtarja e tij M.D.Ç. (71) pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja nga automjeti “Renault”, V.T. (48), pësoi lëndime trupore. Të lënduarit u trajtuan në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër.

Këqyrjen e vendngjarjes e kryen ekipi i SPB Ohër dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.TS