SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër F.B. (48) nga Kërçova, i dyshuar për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogës narkotike. Më 04.02.2025, gjatë bastisjes në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan peshore, thërrmuese dhe mbetje kanabisi, ndërsa tek i dyshuari u konfirmua prania e metabolitëve të tetrahidrokanabinolit, substancë psikoaktive.TS