Dëshmitarë palestinezë mbrëmë deklaruan se në qytetin Gaza janë vërejtur ushtarë izraelitë.

Sipas tyre, ushtarët janë parë në lagjen Sabra, pranë një ndërtese ku më herët ishte një shkollë.

Ushtarët izraelitë raportohet se janë parë në qytetin Gaza pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, miratoi planin për marrjen nën kontroll të qytetit ku jetojnë rreth një milion banorë.

Ushtria izraelite nuk i komentoi pretendimet palestineze, duke theksuar se nuk i zbulon pozicionet e trupave të saj.

Më herët, Izraeli njoftoi se planifikon të evakuojë rreth një milion banorë nga qyteti para ofensivës, e cila pritet të nisë më herët se shtatori.