Janë publikuar pamje të frikshme pak përpara momentit të zjarrit të madh, që përfshiu zonën e Delvinës.

Në këto pamje, duket se përpara se të bjerë zjarr, ka pasur një erë në formë tornadoje të pazakontë.

Era ka marrë përpara kosheret e bletëve, duke shkatërruar një pjesë të mirë të tyre.

Pas këtij momenti, ka nisur edhe zjarri përreth qytetit të Delvinës, që u kthye në një situatë të pazakontë, teksa shumë qytetarëve iu rrezikua edhe jeta. Edhe pse shumë banorë fjetën jashtë banesave, fatmirësisht nga flakët, nuk kishte viktima.