Pas bisedimeve në Uashington mes liderëve të europës me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ka telefonuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëjnë të ditur nga presidenca turke, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur, Rutte dhe Erdogan kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Presidenti Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte theksuan rolin kyç të Turqisë në procesin e paqes në Ukrainë dhe sigurinë e Detit të Zi. Presidenti Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, ranë dakord për kontributin e Turqisë, e cila është një nga vendet më të rëndësishme brenda NATO-s, në procesin e paqes dhe për koordinim të ngushtë”, theksojnë nga presidenca turke.
Mes tjerash, siç bëjnë të ditur nga presidenca turke, Erdogan dhe Rutte kanë shkëmbyer pikëpamje mbi garancitë e sigurisë të qëndrueshme dhe të zbatueshme.