Më 07.08.2025, në orën 16:35, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është paraqitur vetë personi S.R. (57) nga Gostivari, i cili më herët ishte raportuar nga M.S. (40), gjithashtu nga Gostivari, se rreth orës 14:30, pas një grindjeje verbale, e kishte sulmuar fizikisht. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS