Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 2, Kader Kicaj, është bërë këto ditë një nga emrat më të përfolur në media.

Shkak u bë një flirtim virtual mes saj dhe fituesit të Big Brother Vip Albania, i cili mjaftoi për të ndezur thashethemet dhe komentet që i vendosnin të dy në rolin e një çifti të mundshëm.

Situata mori një tjetër kthesë pasi u rikujtua se Kader kishte qenë shoqe me ish-të dashurën e Gjestit brenda formatit, Xheneta Fetahun. Marrëdhënia mes Xhenetës dhe të dyve thuhet se është ndërprerë për arsye të tjera, ndërsa përplasja mes Kaderit dhe Xhenetës ka qenë publike.
Pavarësisht spekulimeve, duket se mes Gjestit dhe Kaderit nuk ka romancë, por thjesht një miqësi. Këtë e la të kuptohej edhe postimi i fundit i Kaderit në Instagram, ku shkroi: “Duke ndjekur fluturimet, dhe jo ndjenjat” – një mesazh që tingëllon si sqarim i qartë për të gjithë ata që prisnin një konfirmim dashurie.