Përçahet VLEN-i në Dibër, dega e Lëvizjes Besa kërcënon: Gabon rëndë kush mendon se mundet të na nënçmojë!

Krenar Sllova nga dega e Lëvizjes Besa në Dibër dhe kryetari i degës së kësaj parite në Dibër Burhan Ameti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur pakënaqësinë e degës së Dibrës duke shënuar se nuk do të lejojnë të nëpërkëmben e aq më pak poshtërim e nënçmim që dikush të luaj me mundin e tyre.
Postimi i plotë Ishim vetem dy shok kur na u kerkua qe të bënim degën në Dibër.
Me shum punë dhe sakrifica personale familjare financjare nga dy krijuam një ushtri .Ushtri me njerëzit më të mirë në Dibër me rininë më të mrekullueshme tê Dibrës.
Shumë jan munduar të krijojnë por nuk ja ariten ,shumë u munduan të na kopjojnë por nuk ja aritën, shumë u munduan te na përçajnë por nuk ja aritën .
Jemi krenar për degën tonë dhe ju jemi faleminderues çdonjerit për kontributet e pa rezerva që na dhanë dhe mbeshtetjen e cdo anetari në veçanti.JU FALEMNDERIT!
Por tani dua të shpreh edhe atë që është e hidhur për ta thënë: Nuk do lejojmë kurrë ama bash kurrë që kontributi i tyre të nëperkëmbet dhe kurrë nuk do lejojmë që fjalën që ju kemi dhënë anëtarëve tonë të mos e mbajmë.
Nuk do lejojmë në asnjë mënyrë poshtërimin dhe nënçmimin e mundit të tyre.
Në këtë luftë ose jemi bashkë dhe me besë të mbajtur ose do marim fatin tonë në duart tona.
Gabon rëndë kush mendon se mundet të na nënçmojë!
Nuk do tolerojmë më lojra: mjerka dhe nëna!