Në hapësirat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Novi Sad, mbështetës të kësaj partie u përplasën me qytetarë, ndërsa një person u fotografua me pistoletë në dorë.

Qytetarët iu afruan nga prapavija objektit të SNS-së në Bulevardin e Çlirimit dhe pasoi një konflikt. Një nga të pranishmit shtiu në ajër, ndërsa disa nga qytetarët u larguan.
Më pas mbërriti kordoni i xhandarmërisë, i cili ndau qytetarët nga mbështetësit e SNS-së, raportoi “Razglas News”.

Siç shihej në pamjet e N1, qytetarët iknin me panik duke thënë se dikush kishte nxjerrë armë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, deklaroi se personi që kishte nxjerrë pistoletën para selisë së SNS-së në Novi Sad, gjatë konfliktit mes mbështetësve të SNS-së dhe qytetarëve, ishte oficer i ushtrisë serbe dhe se “gjoja ishte në detyrë zyrtare për të siguruar një person të mbrojtur”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume