Lajmi ka bërë bujë. Anësor Edon Zhegrova është përjashtuar nga ekipi i parë i Lille. Sulmuesi i Kosovës po stërvitet momentalisht me rezervat e ekipit francez, sipas asaj që raporton “Le Petit Lillois”.

Ky vendim i papritur dhe drastik ka ardhur pas dëshirës që shqiptari ka shprehur për t’u larguar. Kujtojmë se 26-vjeçari është shumë pranë largimit, teksa Napoli po e ndjek këmba-këmbës.

Kështu, deri në gjetjen e një strehe të re, Zhegrova do të vazhdojë të jetë jashtë skuadrës së Lille. Vlen të përmendet se shqiptari ka edhe 1 vit kontratë me Lille dhe për të mos e humbur me parametra zero, francezët janë “pro” shitjes së tij.