Kina ka publikuar një plan veprimi për periudhën 2025-2030, cili synon përmirësimin e kushteve mjedisore për të mbrojtur shëndetin publik.
I lëshuar bashkërisht nga Administrata Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (NADPC) dhe disa departamente të tjera, plani përshkruan 16 masa konkrete për të krijuar mjedise më të gjelbra, më të sigurta dhe më të jetueshme.

Vitet e fundit, është bërë progres i dukshëm në ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm, me përparime në ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave, masa të forcuara për të frenuar ndotjen e ajrit dhe aftësi të përmirësuara të reagimit ndaj emergjencave për incidentet e shëndetit publik. Megjithatë, ndryshimet globale në rritje të klimës po paraqesin sfida të reja.

Masat e propozuara përfshijnë inkurajimin e dietave të ekuilibruara dhe ushtrimeve të rregullta në mesin e publikut, përmirësimin e sistemeve të ndarjes së mbeturinave të komunitetit, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra apo shtigjeve të ecjes. Plani gjithashtu kërkon integrim më të mirë të politikave në të gjithë sektorët, si dhe monitorim të forcuar, vlerësim të rrezikut, paralajmërim të hershëm dhe këshilla për shëndetin publik.

Deri në vitin 2030, plani synon dy rezultate kryesore: përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit të pijshëm dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për mjedisin dhe shëndetin.