Këngëtarja Gresa Behluli vazhdon të jetë shumë aktive dhe e pranishme për ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo shpesh ndan momente nga jeta e përditshme, duke mos ngurruar të tregojë edhe shqetësimet personale.
Pak minuta më parë, Gresa ndau me fansat një moment të veçantë nga kuzhina, duke treguar se po përgatit fli.
“Natën n’dasem tu këndu, ditën flija tu gatu. Tani, mos thoni që Gresa s’është e zonja,” u shpreh ajo me humor, duke treguar anën e saj shumëdimensionale.