Më 08.08.2025, rreth orës 21:30, në disa lokacione të Shkupit, policia arrestoi pesë persona për posedim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë M.G. (24), T.P. (44), M.S. (24), M.A. (23), të gjithë nga Shkupi, si dhe Ç.G.M. (24) nga Italia. Gjatë kontrollit, tek ta u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngriten kallëzimet përkatëse penale.TS