Më 20.08.2025, rreth orës 16:15, në SPB Shkup është raportuar se para një objekti hotelerie në zonën e Qendrës në Shkup, nga një plumb endacak i armës së zjarrit është dëmtuar xhami i përparmë i një automjeti “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi të J.J. (40) nga Shkupi.
Policia e SPB Shkup ka siguruar gëzhojën për procedura të mëtejshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.TS