Më 10.08.2025, rreth orës 19:30, E.S. (54) nga Tetova ka raportuar në polici se rreth orës 11:00 ka vërejtur dëmtim në xhamin e përparmë të automjetit të tij “Opel Corsa” me targa të Tetovës, shkaktuar nga një plumb i padestinuar. Automjeti ishte parkuar që nga mbrëmja e një dite më parë, rreth orës 20:00. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS