Më 03.08.2025, rreth orës 23:40, në Departamentin Policor të Kamjanit është paraqitur një denoncim nga F.F. (36) nga fshati Pirok, i cili ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij, një plumb i padestinuar nga armë zjarri kishte dëmtuar xhamin e përparmë të një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa zvicerane. Automjeti ishte në pronësi të E.O. (24) nga Zvicra, i cili po qëndronte si mysafir në shtëpinë e F.F. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS