Gjatë ditës së djeshme (06.08.2025), në kuadër të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit në rrugët e mbarë vendit, nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme regjistruan gjithsej 698 urdhërpagesa bazuar në kundërvajtje të ndryshme nga Ligji për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, ndërsa në një masë më të vogël edhe në bazë të Ligjit për Automjete.
Kështu, bazuar në dispozitat e LSKRR-së, përkatësisht për shkak të shpejtësisë së papërshtatur të lëvizjes u shqiptuan 182 kundërvajtje, për parkim të parregullt 197 sanksione, ndërsa 64 pjesëmarrës në komunikacion u mënjanuan nga komunikacioni për shkak të mosposedimit të patentës së shoferit.
Përveç kësaj, dje për 27 pjesëmarrës në komunikacion janë shqiptuar kundërvajtje për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 24 vozitës janë sanksionuar për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa janë shqiptuar 49 masa për vozitësit e motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.
Më tej, janë regjistruar gjashtë raste të kalimit në sinjalin e kuq, ndërsa janë shqiptuar madje 46 urdhërpagesa për kundërvajtje për vozitësit e trotinetëve elektrikë për kryerjen e kundërvajtjeve në komunikacion dhe po përballen me gjobat e parapara ligjore, ndërsa nga komunikacioni u mënjanuan tetë vozitës për shkak të drejtimit të automjetit me sasi të tepruar alkooli.
Në përputhje me Ligjin për Automjetet, dje u shqiptuan katër kundërvajtje në bazë të automjeteve me parregullsi teknike dhe 11 në bazë të automjeteve që nuk ishin të regjistruara. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.