Polonia është kampionia e këtij edicioni në Ligën e Kombeve në volejboll.
Polakët në finale mposhtën Italinë thellë me rezultat 3:0 në sete, shkruan Gazeta Express.
Seti i parë ishte më rivalizuesi, me Poloninë që tregoi vendosmëri në fund duke fituar 25:22 në fund.
Më pas, Polonia vazhdoi duke e shtuar intensitetit, teksa e mbylli setin e dytë 25:19, kurse të tretin edhe më thellë, 25:14.
Italia duhet të kënaqet me vendin e dytë, kurse Brazili e fitoi sot në mëngjes vendin e tretë, duke e mposhtur Slloveninë 3:1 në sete.