Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri postimin e tij të parë në NEXT Sosyal, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij të parë në platformën turke të mediave sociale NEXT Sosyal, Erdoğan citoi poezinë e poetit Erdem Bayazıt “Së shpejti do të lindë dita”, duke ndarë vargun “Një lule çeli midis mureve të betonit”.

“A jeni gati?”, shkroi presidenti turk.

Në postimin e tij, presidenti përfshiu edhe hashtagun “Po fillojmë”, së bashku me emoji të flamurit turk, Tokës dhe një rakete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume