Më 1 gusht 2025, rreth orës 21:15, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë një feste familjare në oborrin e shtëpisë së A.I. në fshatin Debreshë.

Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gallatës dhe kanë konstatuar se gjatë festës, mysafirët kishin përdorur mjete piroteknike, duke shqetësuar rendin dhe sigurinë publike.

Për këtë shkelje, ndaj pronarit të shtëpisë, A.I. (56) nga Debresha, është hartuar procesverbal për kundërvajtje në përputhje me nenin 31 të Ligjit për Kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike – “Gjuajtja e paautorizuar me armë zjarri ose përdorimi i mjeteve piroteknike”.

Policia apelon për shmangie të përdorimit të mjeteve të tilla në ambiente publike apo gjatë tubimeve familjare, për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.TS