Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shpresë për bisedime të mëtejshme paqeje me Ukrainën – por theksoi se trupat e tij po “përparojnë në të gjithë vijën e frontit”, pavarësisht kërcënimit të sanksioneve të afërta të ShBA-së nëse nuk arrihet një armëpushim.
“Të gjitha zhgënjimet lindin nga pritjet e ekzagjeruara”, tha Putin, në një referencë të dukshme ndaj “zhgënjimit” të Trumpit me udhëheqësin rus për mosdhënien fund të luftës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur një ditë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse ajrore ruse në Kiev, ai përsëriti kërkesat e tij për neutralitetin e Ukrainës dhe njohjen e territoreve të pushtuara, të cilat Ukraina i sheh si një kapitullim.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte gati të takohej me Putinin “në çdo kohë”.