Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë

“Pas takimit në nivel të lartë mes zëvendëskryeministrit dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, e më tej edhe grupeve punuese nga të dyja vendet, po konkretizohen aktivitetet për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, si dhe ndërtimi i tunelit si pikë kufitare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot Qeveria në mbledhje miratoi vendim për realizimin e Marrëveshjes për grant për mbështetje teknike në vlerë prej 3,7 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë për media.
Me këtë, siç shpjegohet, konsulenti i përzgjedhur në periudhën e ardhshme do të përgatisë dokumentacion të ri projektues, si dhe përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e realizuesit.
“Për të përshpejtuar aktivitetet, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore do të nisë procedurën për zgjedhjen e Mbikëqyrjes së ndërtimit. Përmes këtyre aktiviteteve, Qeveria në mënyrë të vazhdueshme tregon angazhim të fuqishëm në realizimin e projekteve strategjiko-infrastrukturore për shtetin. Ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor është prioritet i Qeverisë dhe në kuadër të këtyre prioriteteve ndërmerren aktivitete të shtuara për ndërtimin e mëtejshëm të hekurudhës së Korridorit 8, si dhe ndërtimin e linjës së shpejtë në Korridorin 10”, theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.