Rami Mislimi

Si qytetar i Komunës së Tetovës dhe si ish-punonjës i Komunës së Tetovës po paraqes disa fakte se pse Bilall Kasami nuk duhet të jetë kryetar i ardhshëm i Tetovës.

Kur Bilall Kasami ka ardhur në vitin 2021, ai erdhi me shumë premtime të mëdha. Ndër premtimet gjigante të tij kanë qenë:

– Ndërtimi i Sheshit ILIRIA që të gjithë e dimë se si e bëri me video 7D. Sot edhe unë edhe tetovarët e shohim si është qendra pas 4 viteve udhëheqjeje të Bilall Kasamit. /Fakte, Video/

– Ndërtimi i stadiumit të Tetovës pas shumë premtimeve të qeverisjes së tij, jo që nuk u ndërtua, por u prish edhe njëra binë dhe sot as Ballistët e as sportdashësit nuk krenohen me Tetovën, sepse stadiumi i Shkëndijës është turpi i një qyteti. Sot, klubi i zemrës tetovare luan në Shkup. /Fakte, Dokumente, Video/

– Shiti NPK-në kompanisë Saubermacher që çmimet janë 5-fishuar dhe 10 mijë qytetarë janë në “izvrshitell”. /Fakte, Dokumente/

– Shiti ndriçimin publik për 15 vite – Komuna e Tetovës humb 15 milionë euro. /Fakte, Dokumente/
– Shiti Monopolin për 70 denarë/m². /Fakte, Dokumente/

– Shiti parkingun vetëm për 190 mijë euro. /Fakte, Dokumente/

– Pranoi donacion prej 800 mijë euro nga Serbia. /Fakte, Dokumente, Video/

– Premtoi ndërtimin e parkingjeve toksore dhe nëntokësore, parkingje me kate e mbi kate sot, pas 4 viteve, Bilall Kasami jo që nuk ndërtoi parkingje të reja, por i shiti. /Fakte/

– E nisi duke thënë se komuna ka 27 milionë euro borxh me një përllogaritje të tij sot, nëse e marrim monstrën e përllogaritjes së Bilall Kasamit, komuna kalon 30 milionë euro borxh. /Fakte, llogaritje dhe dokumente/

– Erdhi duke thënë se administrata është e ngarkuar – vetëm me vendime ka punësuar mbi 50 militantë të BESËS dhe mbi 400 ka me kontrata në vepër me agjencionin Xhobi2011. /Dokumente/

– Tha se administrata do të jetë efikase – sot militantët e tij nuk shkojnë në punë, ata punojnë kamarierë ndërsa marrin rroga në Komunë të Tetovës. /Fakte/

– Sot në Komunën e Tetovës leje ndërtimi nuk marrin ata që nuk janë me BESËN nëse nuk je me Bilall Kasamin, nuk merr leje për ndërtim. Pyetni ata që merren me ndërtim. /Së shpejti me fakte, dokumente/

– Sot shkollat fillore dhe të mesme janë 200% të politizuara vendime ose kontrata pune kanë vetëm ata që janë me Bilall Kasamin. Kemi informacione se disa militantë/e janë pa diploma dhe japin mësim në shkolla. /Së shpejti me fakte/

– Asfaltimi i shumicës së rrugëve bëhet pa tender edhe nëse bëhet, ka dyshime të mëdha për keqpërdorime. /Së shpejti me fakte dhe dokumente/

– Ndërtimet e egra evidente në Tetovë. /Fakte, Dokumente, Video/

– Ministri i Transportit Aleksander Nikollovski nga VMRO nuk i ka nënshkruar asnjë leje ndërtimi Bilall Kasamit – tre herë ia refuzon planin për Kodrën e Diellit. /Fakte, Dokumente/

– Bilall Kasami ka legalizuar prona që janë të Komunës së Tetovës te Qendra Sportive. /Së shpejti Fakte, Dokumente, Video/

– Katër vite me Bilall Kasamin – tetovarët nuk e dinin kur është Viti i Ri; argëtoheshin në Ferizaj, Prishtinë e Gostivar. Vitin e fundit, për vota, solli këngëtarë me para të pista. /Së shpejti fakte, dokumente dhe kush i pagoi këngëtarët/

– Aty ku nuk kishte mbështetje aty ndalonte punët; rrugën e Sellcës e bllokoi vetëm pse nuk fitoi në zgjedhje. /Fakte, Dokumente, Video/

– Qentë endacak nuk i çoi në Angli. /Fakte, Dokumente, Video/

– Malësinë e Tetovës e fshiu nga harta e investimeve disa fshatra u mbyllën edhe shkollat. /Fakte, Video/

– Reçicën e la pa ujë të pijshëm. /Fakte/

– Emrat e rrugëve Lenin, Stalin, Pinxhur, Goce Delçev nuk i ndryshoi në Mujdin Aliu, Adem Jashari, Ismail Qemali. /Fakte/

– Për herë të parë në sheshin ILIRIA vallëzoi kënga dhe vallja serbe edhe pse me përqindje janë më pak se torbeshët në Tetovë dhe se kroatët. /Video/

– Nga 5 autobusë që kishte Komuna e Tetovës, kanë ngelur 3 dy i ka prishur. /Fakte/

– NPK-Parkingu punon çdo muaj me humbje Kasami mori me qira Marimangën nga familjarët e tij. /Fakte dhe e pranoi me gojën e tij dështimin + VIDEO/

– Bilall Kasami thuhet se ndërton ndërtesë brenda te fabrika TETEKS me një bashkëfamiljar? /Kjo duhet të verifikohet Nuk kam fakte/

– Dhe së fundmi: Bilall Kasami nëse i fiton zgjedhjet do ta shesë ujin e pijshëm pas zgjedhjeve. Sahatat janë në Tetovë.. /FAKTE/

Për çdo pikë, për gjatë 2 muajve, do të publikojmë të gjitha me fakte, dokumente dhe video.