Më 2 gusht 2025, rreth orës 01:00, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është paraqitur një rast vjedhjeje të automjetit.

I.B. (35) nga fshati Llacë ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e cila kishte qenë për një kohë të gjatë e parkuar në fshat me dyer të pabllokuara.

Policia ka nisur masat për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Apelohet që qytetarët të tregojnë kujdes në sigurimin e mjeteve të tyre, veçanërisht kur ato lihen të parkuara për periudha të gjata.TS