Sot, dega e BDI-së në Tetovë ngrit zërin kundër një prej eksperimenteve më të rrezikshme që po kryhet mbi arsimin në qytetin tonë – prishjen e ndërtesës së Shkollës së Mesme Teknike (“Shkolla Tekstile”) dhe premtimin e rremë parazgjedhor për ndërtimin e një godine të re informon Tetovasot .
Që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës, kjo shkollë është lënë të degradojë si në infrastrukturë, ashtu edhe në cilësi. Në vend që të gjendet një zgjidhje serioze për zhvillim dhe përmirësim, kemi vendimin absurd për ta shkatërruar godinën ekzistuese, duke i futur prindërit dhe nxënësit në pasiguri totale.
Prishja nuk sjell zgjidhje, por vetëm kaos.
Nuk ka plan konkret se ku do të vijojë mësimi.
Nuk ka konsultim me ekspertë të arsimit apo me institucionet përgjegjëse.
Nxënësit janë të frikësuar, prindërit të shqetësuar, ndërsa mësimdhënësit me të drejtë refuzojnë idenë qesharake për mësim vetëm online.
Një shkollë profesionale nuk mund të funksionojë pa punëtori, laboratorë dhe praktikë mësimore.
Po aq skandaloze është tentativa për t’i zhvendosur nxënësit në hapësirat e shkollës fillore “Besa”, duke i përzier pa ndarje fizike me fëmijët e shkollës fillore – gjë e papranueshme dhe kundër çdo standardi pedagogjik.
Ky rast është dëshmi e mungesës totale të transparencës, planifikimit dhe përgjegjësisë. Është i njëjti model mashtrues që qytetarët e Tetovës e panë edhe me tribunën e stadiumit të qytetit: shkatërro sot, premto nesër dhe harro pas zgjedhjeve.
Qytetarë të Tetovës, prindër, nxënës dhe arsimtarë – ditët e improvizimeve politike po marrin fund. Tetova ka nevojë për një kryetar që e kupton vlerën e arsimit dhe e vendos atë në prioritet. Bajram Rexhepi është kandidati që do t’i japë fund lojërave me të ardhmen e fëmijëve tanë dhe do ta rikthejë arsimin profesional në qendër të zhvillimit të qytetit.
Projektet e komunës me 3D i kemi parë – të gjitha kanë mbetur vetëm në letër.
Arsimi nuk është terren për eksperimente, por garancia më e fortë për të ardhmen e Tetovës.