Klubi i mundjes Çair është themeluar në vitin 2008, nga ish sportistë me përvoj në këtë sport, të cilët pas vetës kanë lënë gjurmë në sportin e mundjes.
Ky klub meriton mirënjohje të thellë dhe përkrahje të pakursyer për vazhdimin e kësaj rruge që nderon një shtet e një komb të tërë. Për 17 vite me rradhë klubi i mundjes Çair ka arritur suksese të shumta në arenën sportive vendore dhe ndërkombëtare.
Të gjithë duhet të shprehim gatishmëri të plotë të përkrahjes për të kontribuar në stimulimin e mëtutjeshëm të kreativitetit sportiv e rinor.
Aktualisht në federatën e mundjes klubi i Çairit ka të rregjistruar gjithsej 60 nxënës. Disa nga sportistët me rezultate të çmuara nga klubi i mundjes Çair janë:
-Shaqir Bislimi – u shpall Kampion Balkanik në Bukuresht të Rumanisë dhe pastaj rezultatin e njejtë e përsëriti në Shkup përsëri si kampion Balkanik, pastaj suksesi tjetër është shpallja si mundësi i 5-të në Evropë dhe botë. Një mundës me prespektivë të madhe.
-Behar Mamuti kampion i 10 fish shtetëror!
-Jasin Adili kampion shtetëror ne kategorin deri me 61 kg.
-Ramadan Mustafovski disa her kampion shtetëror i Maqedonisë.
-Rexhep Hajdari 92 kg kampion në turneun ndërkombëtar – “Margaritari i Maqedonisë se Veriut” për senior.
-Si dhe shum nxënës në kategorin e pionerëve janë shpalluar kampiona.
Ajo që dëshmon imazhin e mirë të klubit Çair është fakti se nëpër stërvitjet e Klubit të Mundjes Çair kanë qenë të pranishëm për vizitë figura të rëndësishme të mundjes si Kampioni i Europes Ramazanov njëkohësisht trajner i Dagestanit të Rusisë si dhe kampioni i shumfisht botror ne mundje – Frank Chamizo.
Suksese të shumta në arenën sportive vendore dhe ndërkombëtare janë rezultat i një pune të palodhshme profesionale për të cilën Klubi i Mundjes ‘Çair’ meriton mirënjohje të thellë dhe përkrahje të pakursyer për vazhdimin e kësaj rruge që nderon një shtet e një komb të tërë.
Dënojmë veprimin e turpshëm për të larguar klubin e mundjes Çair nga salla sportive. Është e papranueshme që tapeti i mundjes, rekuizitat dhe pajisjet e klubit janë larguar dhe hedhur në rrugë, pa njoftim paraprak dhe pa fije respekti.
Sporti duhet të mbështetet dhe të respektohet – jo të ndëshkohet për shkaqe politike!