Shkup, 2 Gusht 2025 – Për shkak të mbajtjes së aktiviteteve për shënimin e festës së 2 Gushtit – Ilindenit, në Shkup sot do të jetë në fuqi regjim i posaçëm i komunikacionit që nga ora 09:00.

Policia ka bërë të ditur se disa rrugë do të mbyllen për qarkullim, ndërsa do të vendosen edhe ndalesa të përkohshme në zona të caktuara të qytetit. Qytetarët këshillohen që të ndjekin udhëzimet e pjesëtarëve të policisë dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat.

Ngjarjet për Ilindenin përfshijnë aktivitete zyrtare dhe kulturore, ndaj masat e sigurisë do të jenë të shtuara në disa pjesë të qytetit. Autoritetet apelojnë për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve.TS