Agjencitë e lajmeve kanadezo-britanike, Reuters dhe amerikane ’’Associated Press’’ shprehën tronditje dhe trishtim sot për vdekjen e një anëtari të stafit dhe një punonjësi të pavarur në sulmet ndaj një spitali në Gazën jugore, për të cilat u fajësua Izraeli.

“Jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Hossam al-Masri dhe lëndimet e pësuara nga një tjetër punonjës i yni (…) në sulmet izraelite ndaj Spitalit Nasser”, tha një zëdhënës i Reuters.

’’Associated Press’’ tha se ishte “e tronditur dhe e trishtuar” nga vdekja e Mariam Dagga, 33 vjeç, një fotoreportere e pavarur që kishte punuar me agjencinë që nga fillimi i luftës.

Qeveria e Gazës e kontrolluar nga Hamasi njoftoi sot se midis katër gazetarëve të vrarë sot në një sulm të IDF-së në spitalin ”Nasser” në Khan Yunis ishin një fotograf i Reuters-it dhe një reporter për transmetuesin amerikan, NBC.

”Fotoreporteri i Reuters-it”, raporton Al Jazeera, ”ishte Hossam al-Masri, ndërsa reporteri i NBC ishte Moaz Abu Taha”.

Dy viktimat e tjera ishin fotoreporteri i ”Al Jazeera”-s, Mohammed Salama dhe Mariam Abu Daqa, një gazetare që punonte për disa media, përfshirë ”Independent Arabic” dhe ”Associated Press”.

Transmetuesi arab ”Al Jazeera” tha se një nga kameramanët e tij ishte midis katër gazetarëve të vrarë.

Të paktën 15 civilë palestinezë, përfshirë katër gazetarë, u vranë sot në një sulm izraelit në kompleksin mjekësor ”Nasser”, në jug të Gazës, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA