“Mbrëmë Kumanova u njollos nga thirrje raciste kundër shqiptarëve!
Në vitin 2025, në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe evropian, të dëgjosh kor racist ndaj shqiptarëve është turp kombëtar dhe dështim institucional.
Heshtja e institucioneve është miratim i urrejtjes!
Ne nuk do të pranojmë kurrë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.
Kërkojmë hetim dhe ndëshkim të menjëhershëm të autorëve!
Bashkëjetesa nuk ndërtohet me fjalë, por me drejtësi dhe respekt.
Shqiptarët kanë dinjitet dhe s’do të heshtin përballë urrejtjes!” ka shkruar deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri.