Albion Rrahmani ishte sërish protagonist për Spartën e Pragës.
Sulmuesi kosovar shënoi në fitoren 2:0 ndaj ekipit letonez, Riga në play-offin e Ligës së Konferencës.
Ndonëse nuk ishte startues dhe u inkuadrua në lojë tek në minutën e 67-të, kjo nuk e demotivoi Rrahmanin të shënonte.
Ai realizoi në minutën e 90-të për një fitore shumë të rëndësishme të çekëve.
Albion Rrahmani! ️ #acsparta pic.twitter.com/tEFEMUKruz
— Sparťanské Zprávy (@spartazpravy) August 21, 2025