Ka shkuar në katër numri i viktimave nga zjarret që kanë përfshirë Spanjën. Disa zjarre të mëdha ende po digjen në veriperëndim dhe perëndim të Spanjës, ku 27,000 banorë janë evakuuar aktualisht nga shtëpitë e tyre.
Spanja ka dërguar 500 trupa shtesë për të luftuar zjarret e egra, duke e çuar totalin e të dërguarve në 1,900, raporton BBC.
Të dielën, një zjarrfikës vdiq pas një aksidenti gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve kur kamioni i tij ra nga një kodër e pjerrët. Sipas mediave lokale, Castile dhe León janë zonat më të prekura nga zjarret, dhe se për shkak të tymit ajri është i pathithshëm.
Vetëm këtë vit, rreth 343,000 hektarë janë djegur në të gjithë Spanjën, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) – pothuajse dyfishi i sasisë nga viti i kaluar.
Gjatë fundjavës, Garda Civile e Spanjës ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për ndezje të zjarreve në A Coruña në rajonin e Galicias.
Shkaktimi i një zjarri është vepër penale në Spanjë, edhe nëse është aksidental. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu Portugalin, Greqin, Francën, Turqin dhe Ballkanin.