Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela , ka reaguar publikisht në lidhje me protestën e sotme në Prishtinë, të organizuar nga kategoritë e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës informon Tetovasot. Në një postim në rrjetet sociale, Sela ka shpërndarë disa vargje të fuqishme të Faik Konicës, duke i bashkangjitur një mesazh mbështetës për kërkesat e protestuesve.
Përmes këtij gjesti simbolik, Sela ka shprehur solidaritetin me ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke vënë në pah rëndësinë e respektit institucional ndaj kontributit të tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.TS