Medai Shaholli

Në Kumanovë në një ndeshje basketbolli mes “Severnës” dhe Rumanisë, ndeshje kjo e vlefshme për kupat europiane, ka vazhduar avazi i vjetër i tifozëve komitë, ku para syve të djalit plëngëprishës dhe premierit Micko, zv.kryeministrit serb Stoilkoviq dhe serbofilit Maxi, tifozët e “Severnës” kanë hedhur slogane fashiste si “shfitari i mirë është shiftari i vdekur” apo dhoma gazi për “shiftarite”.

Kjo ishte shfaqja më e pastër e shovinizmit dhe antishqiptarizmi në një ndeshje sportive ndërkombëtare, ku kryekomiti Micko me ministrat e tij ka vëzhguar me qetësi nga tribuna tifozët e “državës dhe kaurët” e tij që hidhnin slogane antishqiptare nga ndjenja e albanofabisë që ka marrë hov pas ardhjes se komiteve ne pushtet.

Është koha e dukur kur VREDI-stët të dalin nga kjo qeveri shoviniste që vëzhgon thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, ose të kërkoj ndëshkim të atyre kopilçinjave fashistë duke marrë dënimin e merituar.

Thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve nëpër ndeshje sportive tashmë janë rikthyer, ndaj përgjigja e VREDI-t në këtë rast, nuk mjafton vetëm duke i dënuar ato thirrje naziskine por duke kërkuar pergjegjësi penale, në të kundërtën vredistët si pjesë e qeverisë do të konsiderohen si kuislingë të një qeverie që para syve të saj hidhen slogane fashiste ndaj shqiptarëve.

Ndaj, nuk mjafton jo vetëm ndëshkimi verbal ndaj tifozëve shovinistë dhe kopilçinjave në Kumanovë që guxuan të përdhosin identitetin shqiptar para kryekomitit Micko, por të kërkohet përgjegjësi penale për fyrje në baza etnike dhe shfaqje të shovinizmit, në të kundërtën, koret e komiteve do t’i “dekorojnë” sallat sportive me thirrje naziskine ndaj shqiptarëve.