Më 5 gusht 2025, në SPB Tetovë është zhvilluar një bisedë zyrtare me N.M. (48) nga Tetova, pasi u denoncua se rreth orës 12:00, përpara një lokali në rrugën “Prespës”, ai kishte sulmuar fizikisht N.I. (65), gjithashtu nga Tetova. Sipas denoncimit, sulmi kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të vjetër pronësore mes tyre dhe ishte përdorur edhe një send metalik. N.M. u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse.TS