Pas më shumë se dhjetë ditësh luftë me flakët në Jasen, reshjet e sotme ndihmuan në shuarjen e zjarrit megjithëse jo plotësisht. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, paralajmëron për një rrezik të ri nga përhapja e zjarrit për shkak të erërave të forta. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, reshjet që zgjatën më shumë se dy orë lejuan që flakët të shuheshin, por ende ka vatra të nxehta në tokë.

“Shiu i cili filloi në mëngjes para orës 7:00 në territorin e Jasenit, fillimisht me intensitet të ulët dhe më pas më të fortë për rreth dy orë ndihmoi që zjarri të shuhet por pas meje përsëri vërehet tym që ngrihen nga disa pika të nxehta. Mbi ata do të vazhdojmë me operacione këmbësorie në zonat që tregojnë shenja djegieje dhe të mos lejojmë që të zgjohet përsëri ky zjarr i rëndë për shuarje”, deklaroi Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas Angelovit, ekipet e Ndërmarrjes Publike “Jasen” do të vazhdojnë të patrullojnë derisa të konfirmohet se zjarri është shuar plotësisht. Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në zona të hapura në të gjithë vendin. Nga këto, dy janë aktive, një është vënë nen kontroll, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave. Zjarre aktive ka në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep, dhe Dollnen.