Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, u kritikua rëndë pasi doli se në festën e tij të 18-vjetorit ishin të ftuar artistë me trupë të shkurtër.

Një mural në nder të tij u dëmtua dhe tani ka ndodhur një akt vandalizmi i dytë.

Shoqata e personave me trup të shkurtër e kritikoi këtë veprim, duke njoftuar se do të hetojë nëse është shkelur ligji, pasi në Spanjë është e ndaluar përdorimi i personave me aftësi të kufizuara për shfaqje që provokojnë përqeshje ose poshtërim.

Dy nga artistët që morën pjesë në event reaguan duke distancuar veten nga organizata dhe deklaruan se nuk kishte pasur asnjë sjellje problematike gjatë festës.

Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që iu bë në festën e Lamine Yamal
Lexo po ashtu
Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që iu bë në festën e Lamine Yamal
Vetë Yamal e komentoi në publik vetëm një herë, duke thënë se nuk besonte se ngjarja duhej të ndikonte në klubin.

“Në fund të fundit unë punoj për Barçën, luaj për Barçën. Kur nuk jam në kompleksin stërvitor, unë thjesht shijoj jetën dhe kaq”, kishte thënë Yamal.

Pas incidentit të parë, murali i ndërtuar me emrin e Yamal në Placa de Joanic të Barcelonës u mbuluan me grafite që errësonin portretin e 18-vjeçarit.

Skulpturat origjinale ishin punuar nga artisti i njohur lokal TVBoy dhe mendohet se u ndihmuan nga inteligjenca artificiale.

Sipas raportimeve të gazetës Sport, tani është kryer një akt vandalizmi i dytë, me stil më profesional dhe të strukturuar.

Pranë portretit janë pikturuar shtatë xhuxhat nga përralla e Borëbardhës, referencë direkte ndaj festës së tij të ditëlindjes.