Më 18 gusht 2025, rreth orës 10:00, policia e Shkupit ka pranuar një kallëzim nga A.R. (41) nga Shkupi. Sipas denoncimit, më 15 gusht, rreth orës 21:00, në fushën sportive të oborrit të një shkolle në Karposh, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga I.S., babai i një të mituri tjetër, me të cilin më parë kishin pasur përleshje fizike.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësit.TS