Më 06.08.2025 rreth orës 18:40, në kryqëzimin e rrugëve “Kemal Sejfula” dhe “Pavle Iliç” në Shkup ndodhi një aksident trafiku ndërmjet një veture “Seat Ibica”, e drejtuar nga B.M. (44), dhe një motoçiklete “Longia” të drejtuar nga D.D. (18). Nga përplasja, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin “Shën Naum Ohridski”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga ekipi i SPB Shkup.TS