Më 18 gusht 2025, rreth orës 18:00, policia e Shkupit ka pranuar një kallëzim nga M.K. (48) nga Shkupi. Sipas denoncimit, teksa po udhëtonte me autobus në zonën e Çairit, nga çanta e tij i janë marrë portofoli me para, dokumentet personale dhe sende të tjera.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.TS