Më 05.08.2025, rreth orës 19:45, në bulevardin “Ilinden” në zonën e Qendrës në Shkup, policia ka privuar nga liria M.M. (37) nga Republika Federale e Gjermanisë.
Ai po drejtonte një motoçikletë me targa të Tetovës, ku ishte vendosur një simbol që nxit urrejtje dhe mos-tolerancë kombëtare, fetare dhe racore, duke dyshuar për shkelje të nenit 319 të Kodit Penal.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS