Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, Lulin, me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen Luli, koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur”, ka shkruar ajo, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partnerin e saj të jetës.

Ky dedikim i ngrohtë ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përgëzuar çiftin për lidhjen e fortë dhe dashurinë që i bashkon prej vitesh.