Pas mbledhjes së dytë të Këshillit të Sigurisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se është konstatuar se gjendja e sigurisë në rajon dhe vend është stabile.
Presidenjta në një konferencë për shtyp, tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë biseduan për “dilema sigurie në botë” të cilat, tha ajo, “ndikojnë në të gjitha vendet, përfshirë edhe tonën”.
“Përfundimi nga fjalimet hyrëse dhe takimi ishte se, megjithatë, siguria rajonale është e qëndrueshme dhe nën kontroll në vend dhe nuk priten probleme ose dilema sigurie. Tema kryesore e diskutimit ishte situata në rajon, ajo që po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku shpesh dëgjojmë retorikë secesioniste, kriza institucionale në Kosovë për shkak të pamundësisë për të konstituuar organet, si dhe në Serbinë fqinjë, ku ka një sërë problemesh serioze. Megjithatë, nga argumentet, nga të dhënat që kemi, përfundimi është se, megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve dhe sfidave, ato nuk pritet të ndikojnë në situatën e sigurisë në vend”, theksoi Siljanovska-Davkova.
Presidentja mes tjerash tha se është diskutuar edhe për gjendjen me zjarret në vend.
“Ajo që është shqetësuese, është por megjithatë, kuptohet se gjithçka është në procedurë parahetimore, se një numër i madh i zjarreve nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por se ka baza të dyshimit se janë shkaktuar qëllimisht, megjithatë kuptohet, derisa bëhet fjalë për procedurë parahetimore, këto janë vetëm dyshime. Nga Qeveria informuan për sistemin në të cilin punojnë, sistem të parandalimit, përmes të cilit me ndihmën e kamerave dhe dronëve, saktë do të lokalizoheshin rreziqet por edhe kryerësit dhe treguan një varg masash që në të ardhmen do t’i zbatojnë. Sot gjithashtu u propozua një projekt i ri, Sistem i Integruar Bashkëkohorë Informativ për mot të ligë te ne, me ndihmën e inteligjencës artificiale, me ndihmën e llogarive, me të vërtet paraprakisht mund të parashikojmë një varg situatash”. pohoi mes tjerash Siljanovska.