Në Maqedoninë e Veriut, nepotizmi i pushtetit po arrin përmasa alarmante. Subjekti politik VLEN po e kthen administratën publike dhe institucionet shëndetësore në pronë familjare. Shembulli më i freskët vjen nga Tetova dhe Çairi, ku pesë anëtarë të së njëjtës familje janë vendosur në pozita kyçe, informon PressOnline.al.
Lista e emërimeve skandaloze:
• Afërdita Ismaili – Drejtoreshë në Gjinekologjinë e Çairit
• Kunata e saj Meral Ismaili – Drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair
• Djali i axhës Erzen Elezi – Drejtor në Spitalin e Tetovës
• Vajza e axhës Merale Rexhepi – Kryeshefe në Repartin e Gjinekologjisë në Tetovë
-Buri Afërdita Ismailit kryetar i këshillit komunal në komunën e Tetovës
Pra, pesë njerëz nga e njëjta familje janë ulur në pesë karrige pushteti, dy prej tyre në Çair dhe tre të tjerë në Tetovë.
Kjo është kapje e pastër e institucioneve nga VLEN, që në vend të meritës profesionale, po shpërblen lidhjet familjare dhe besnikërinë politike. Në një kohë kur qytetarët përballen me mungesë të kujdesit shëndetësor cilësor dhe me krizë ekonomike, partia në pushtet i shndërron spitalet e komunat në pronë private.
Ky rast vetëm sa e konfirmon atë që qytetarët po e thonë prej kohësh: VLEN nuk po qeveris për popullin, por për familjet e veta.