Organizatat e dala nga lufta e UÇK-s njoftuan se janë bërë gati të gjitha procedurat për organizimin e protestës që do të mbahet të enjten në ora 17:00 ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. OVL-UÇK, ka shprehur shqetësimin e thellë se Gjykata Speciale ka pranuar si dëshmi dokumente nga institucionet serbe, ndërsa komentuan edhe qëndrimet e presidentes Osmani lidhur me situatën e krijuar.

Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se ka zhvilluar fushatë diplomatike prej kohësh për të ngritur shqetësimet mbi funksionimin e Gjykatës Speciale dhe ka thënë se në mungesë të veprimeve është detyruar t ë thërras protestë. Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla prezantoi planet e organizimit të protestës më 7 gusht në kundërshtim të siç ka thënë padresjtesive ndaj udhëheqësve të UCK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë dhe mospërgjigjes ndërkombëtare ndaj kërkesave të tyre

“Organizata e Veteranëve të Luftës fillimisht e ka pasur një fushatë diplomatike, i kemi shkruar shumë institucioneve ndërkombëtare. U kemi shkruar shumë figurave me peshë ndërkombëtare dhe pothuajse u konsumua ajo kohë. Tash ne kemi filluar me këtë protestë dhe ne do të vlerësojmë dhe do të vendosim se a do kemi edhe protesta tjera, por sigurisht që do të kemi, do jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë deri në ditën e gjykimit, por edhe pastaj”, tha Syla

Në prokurorinë e specializuar në Hagë, në momentet e fundit, para se të përmbyllej afati për paraqitjen e rastit të saj ndaj krerëve të UÇK-së, u raportua se janë pranuar dokumente nga institucionet e Serbisë, si prova kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Kjo tha Gazemdn Syla i OVL të UCK-së është një arsye më shumë për të protestuar.

“Kategoritë e dala nga lufta e kanë pranuar me shqetësim pranimin e provave nga Serbia, bëhet fjalë për tri organe që kanë kryer krime e gjenocid mbi popullin tonë, është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare, Gjykata Speciale, me i pranu ato prova, sepse ata po i legjitimojnë këto institucione, sepse tre krerët e këtyre institucioneve janë dënuar. Është e papranueshme, është motiv shtesë me dalë në protestë dhe protesta të tjera që do të kemi”, njoftoi Syla.

Protesta e OVL-UÇK-së, deri më tani ka marrë mbështetje nga subjektet poliitke në Koosvë, me përjashtim të LVV-së, shoqëria civile dhe qytetarët. Një mbështetje protestës i dha edhe presidentja Vjosa Osmani, përmes një konference me gazetarë por mbështetja e saj për OVL-UÇK nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, pasi siç tha Gazmend Syla i kësaj organizate, presidentja asnjëherë nuk ofroi mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Thaçi dhe të tjerët.

“Qëndrimi i Presidencës shumë pak na intereson, Presidentja nuk e ka luajtur asnjëherë rolin e vet as ndaj Gjykatës Speciale as ndaj kategorive të dala nga lufta. Tepër i parëndësishëm çka ka thënë presidentja, për neve është e rëndësishme me marrë pjesë edhe qytetarët, fëmijën me veti, sa më shumë të ketë fëmijë e familjarë, mesazhi do të jetë më i qëndrueshëm”, tha Syla

Gjykata Speciale, e krijuar nga Kuvendi i Kosovës ka nisur procesin gjyqësor ndaj katër ish udhëheqësve të UCK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza këto që janë hedhur poshtë nga të katërtit