Me dhimbje të thellë njoftohet se Fatmir Rexhepi, 46 vjeçari nga Tetova, i cili humbi jetën dje pas një përleshjeje me armë, do të varroset sot në varrezat e fshatit Reçicë e Vogël, pas namazit të drekës informon Tetovasot.

Familjarët e tij kanë ndarë mesazhin prekës:
“Ina lilahi we inna ilejhi raxhiun – Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sot humbëm vëllain tonë të dashur, Fatmir Rexhepin. Lutemi që Allahu ta mëshirojë dhe ta pranojë në xhenetin e Firdeusit. Amin.”

Kjo humbje tronditi komunitetin vendas dhe lë pas dhimbje të thellë për familjen dhe miqtë e tij.TS