Zjarret kanë vazhduar të përhapen në qytetet Zamora, Castile dhe Leon në Spanjën veriperëndimore, raporton Anadolu.
Zona të mëdha u shndërruan në hi, teksa zjarrfikësit luftojnë për të kontrolluar flakët.
Zjarret në Spanjë që morën jetën e tre personave dhe që plagosën dhjetëra të tjerë vazhdojnë të përhapen, duke detyruar pothuajse 1.700 njerëz të zhvendosen në vende më të sigurta.
Qytetet Zamora, Leon dhe Ourense janë më të prekurat, me zjarret në Zamora dhe Leon ndoshta më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Spanjë.
Sipas autoriteteve, rreth 16 zjarre të mëdha janë aktive në nivelin e rrezikut 2, ndërsa 12 rrugë mbeten të mbyllura për trafikun.
Autoritetet njoftuan se disa persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të zjarreve në Ourense dhe Zamora.
“Sot, do të jetë përsëri një ditë shumë e vështirë, me një rrezik ekstrem të zjarreve të reja. Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar me të gjitha burimet e saj për të ndaluar zjarret”, shkroi në platformën sociale të kompanisë amerikane X kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Një valë zjarresh që përshkojnë Spanjën ka djegur rreth 115 mijë hektarë tokë vetëm në pak ditë.